I dehuri shkreh me armë dhe i tregon policisë!

I dehuri shkreh me armë dhe i tregon policisë!

Prizren, 11 tetor 2016 – Pak pas mesnate, rreth orës  01:30 minuta, një qytetar me banim në rrugën “Vëllezërit Dehiri”, pas një mosmarrëveshje me familjarët e tij, nën ndikim të alkoolit, ka shkrehur një fishek me armë zjarri të llojit pistoletë. Më pas, i njëjti vullnetarisht është paraqitur në stacion policor për të treguar rastin. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e kërkuara për raste të tilla. Është sekuestruat një pistoletë ‘Zastava’ me 12 fishekë. Është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lirohet pasi të zhdehet ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

KËRKO FJALËT