Sekuestrohen dy pistoleta, në një fshat të Prizrenit!

pistoleta nxenesi suharekePrizren, 10 maj 2016 – Gjatë patrullimit që policia ka bërë në rrugët e fshatit Caparcë të Prizrenit, ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 15 fishekë, në një automjet të parkuar, brenda të cilit ndodheshin tre persona.
Sipas raportit të policisë së Prizrenit, ngjarja kishte ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:15, kur një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, në kuadër të planit operativ “Ngritja e vigjilencës policore”, kishte në shënjestër këtë automjet, për të cilën posedonte informacione se shpesh qarkullonte në rrugët e fshatit Caparcë, ku edhe banorëve iu kishte rënë në sy.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë.

KËRKO FJALËT