Policia arreston dy persona në Dragash – Ua konfiskon pistoletat!

Policia arreston dy persona në Dragash – Ua konfiskon pistoletat!

Dragash, 22 tetor 2019 – Policia ka njoftuar sot për ndalimin e një automjeti në Dragash, në të cilin ndodheshin gjashtë persona. “Ngjarja ka ndodhur të hënën, ku janë ndaluar gjashtë meshkuj, shqiptarë të Kosovës, ku gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta me katërmbëdhjetë fishekë dhe një elektroshok.
Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, pasi janë deklaruar se janë pronarë të armëve ndërsa të tjerët janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhe më pas, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.