A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve?

zafir berisha deklarateNga: Zafir BERISHA


• Të jetosh në kohën, kur fundërrinat dhe idiotizmi zënë hapësirë në jetën publike dhe mediale, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë, veçanërisht për ata të cilët asnjëherë Kosovën nuk e kanë menduar kështu, kur ministri qytetarët i quan egërsira dhe kryeministri bëhet sikur se ka dëgjuar!
Kur prapanica e një prostitute bëhet Top-lajm në mediat e shkruara dhe elektronike!
Kur politikanët në media, më shumë përshkruhen se sa janë seksi, se sa për vlerat tjera!
Kur studentja kushtëzohet nga profesori, me shkuarje në shtrat!
Kur spiuni bëhet patriot dhe shet mend, se si duhet të bëhet shteti!
Kur dezertori shitet si komandant i UÇK-së e komandanti mendon se Kosova është pronë e tij!
Kur ai që ka dhënë gjymtyrët e trupit për këtë vend, jeton i harruar dhe në mjerim, si në kohën e mesjetës!
Kur luftëtari i vërtetë i UÇK-së, ka mbetur në duart e dezertorit, për tu verifikuar aktiviteti i tij ushtarak!
Kur politikani, edhe kur gënjen, bëhet Top-lajm në media!
Kur të vetëquajturit analistë, shesin mend, duke menduar se vetëm ata dinë!
Kur ai që ka dhënë 5 marka për Kosovën, dikur në Gjermani, e në anën tjetër i ka vjedhur 500 mijë, bëhet faktor, për shkak të vasalitetit ndaj politikës!
Kur hajduti i parasë publike respektohet nga qytetari edhe pse dihet që është hajdut!
Kur dikush nuk të përshëndet, as në rrugë, edhe pse dikurë e ke ushqyer me bukë!
Kur analfabeti që ka diplomë me “vulë patateje” është faktorë institucional!
Kur hajnia, mashtrimi dhe prerja në besë, quhet politikbërje!
Kur “në emër të Zotit me drejtësi” vidhet dhe pacienti trajtohet si mall për “kusuritje”!
Kur i jepet e drejta pa të drejtë edhe idiotit, vetëm se është faktor në politikën ditore!
Kur, për një traktor dru, shkon 2 vjet burg efektiv e për 60 milionë euro, dënohesh 2 vjet me kusht!
Kur qytetari ankohet në Polici për padrejtësitë që i bëhen nga pushtetarët, ndërsa polici i thotë të mos ankohet se nuk i del mirë!
Kur nota kaluese në gjimnaz, jepet për 5 qebapë!
Kur profesori i ndëshkon nxënësit, vetëm se prindi i tij nuk mendon politikisht si ai!

Pas gjithë kësaj që potencova, natyrshëm shtrohen pyetjet:

Kurë në këtë vend do të kthehet jeta normale?
Kurë do të vlerësohen vlerat e mirëfillta?
Kurë do të gjykohet i padrejti dhe të vlerësohet i drejti?
Kurë drejtësia dhe ligji do të jenë mbi të gjitha?
Kurë amoraliteti nuk do të trajtohet si moral?

KËRKO FJALËT
  • Rysha

    Katastrofe a

  • ari new

    ama dhe vet ke merita per ket.ti me thaqin kur ishit bash i sollet keta.