Katër goranë lëndohen në Krushevë të Dragashit!

bombola gazi krusheveDragash, 09 janar 2015 – Katër persona nga treva e Gorës së Dragashit kanë marrë lëndime, njëri prej të cilëve më rëndë, kur papritmas ka plasur një bombolë e gazit, njoftojnë burimet tona nga ky fshat. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, duke thënë se asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Krushevë të trevës së Gorës, në komunën e Dragashit, kur edhe alarmohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, si dhe policia, e cila iu kanë dalë në ndihmë të lënduarve.