Aksident trafiku në Dragash – Lëndohet një person!

Aksident trafiku në Dragash – Lëndohet një person!

Dragash, 20 shtator 2017 – Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në afërsi të Dragashit ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete, dy udhëtarësh dhe një kamionetë.
Sipas asaj që mësuam në vendin e ngjarjes, një person ka marrë lëndime të konsiderueshme trupore dhe është shpënë në spitalin e Prizrenit, ndërsa të tjerët janë lënduar lehtë.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet në trafik dhe gjendjen në rrugë, ku moti në këtë mëngjes ishte me shi. Policia ka dalë në vendngjarje, ku i ka kryer hetimet ndërsa zjarrfikësit e kanë pastruar rrugën, duke e rikthyer në gjendjen e mëparshme, pasi në asfalt kanë mbetur shumë copëza metali dhe xhami, të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik.

Leave a Reply