Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, sulmon Policinë!

sasha gjokiq deputetGraçanicë, 04 dhjetor 2013 – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Partia Social-Demokrate Serbe, Sasha Gjokiq, i ka sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në afërsi të Graçanicës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të martën, por që rrethanat, se si erdhi deri tek ky incident, ende mbeten të pasqaruara. Zyrtarë të Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar këtë incident, duke thënë se bëhet fjalë për një incident, dhe se policia e ka shoqëruar në stacion një të dyshuar. “Është e vërtetë se ka ndodhur një incident. I dyshuari është shoqëruar në Polici dhe për rastin është konsultuar edhe Prokurori”, ka thënë një zyrtar nga Policia e Kosovës.
Raportohet se ky nuk është rasti i parë, kur Gjokiq përfundon në Polici, për shkak të sjelljeve të tij, në kundërshtim me ligjin. Para një muaji, në një ndërmarrjeje në periferi të Prishtinës, ai e kishte kërcënuar një rojtar, me përkatësi etnike shqiptare, duke e ofenduar atë në baza etnike. Për shkak të këtij sulmi, Gjokiq ishte arrestuar, por më pas ishte lënë i lirë.

Leave a Reply