Aktivitetet e policisë nëpër shkolla, për më shumë siguri!

Aktivitetet e policisë nëpër shkolla, për më shumë siguri!

Prizren, 14 shtator 2023 – Njësitet policore nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në shkolla” kanë realizuar vizitë në disa shkolla në qytetin e Prizrenit, si dhe në Dragash, ku kanë kontaktuar me personelin mësimor dhe nxënësit, me të cilët kanë realizuar biseda rreth sigurisë në objektet shkollore dhe rreth tyre.
“Në të gjitha shkollat, si në Prizren ashtu edhe në Dragash, është diskutuar për mënyrën e sjelljes në trafik dhe respektimin e rregullave të trafikut rrugor. Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë edhe në të ardhmen të angazhohet për një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetaret”, tha për redaksinë tonë zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Vesel Gashi.