Qindra të vdekur pas tërmetit në Marok!

Qindra të vdekur pas tërmetit në Marok!

Rabat, 09 shtator 2023 – Pak pas mesnatës, një termet i fuqishëm, me epiqendër në malësitë e Atlasit, 70 km. në jugperëndim të Marakeshit, e ka goditur sot Marokun. Raportohet se tërmeti me fuqi 6.9 ballë u ndje deri në Portugali. Numri i viktimave, deri më tani raportohet të jetë rreth 600, duke pritur që ai të rritet.
Tërmeti dëmtoi rëndë qytetin e vjetër, Marakesh, një trashëgimi kjo e kulturës botërore, e mbrojtur nga UNESCO. Pamjet dhe videot në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa të shkatërruara, qytetarë duke vrapuar në panik dhe duke e kaluar natën jashtë. Rrjeti elektrik për një kohë ishte jashtë funksionimit. Tërmeti u ndje edhe në qytetet bregdetare, Rabat, Kazablanka dhe Saouira, si dhe në Algjeri e Portugali.
Kujtojmë se në vitin 2004, në një tërmet të fuqishëm, në verilindje të Marokut patën humbur jetën 728 persona dhe të plagosur kishin mbetur 926 të tjerë. Edhe në vitin 1980, një tërmet me fuqi 7.3 ballë pati goditur vendin fqinj, Algjerinë, ku patën vdekur 2500 njerëz.


 

KËRKO FJALËT