Podgorica u godit nga një termet, me intensitet mesatar!

termet podgorica ulqinPodgoricë, 10 dhjetor 2013 – Mbrëmjen e së martës, në orën 19:33, një tërmet prej 4.4 njësi të shkallës Rihter e ka tronditur kryeqytetin malazez, Podgoricën, njoftoi Enti Sizmologjik i Malit të Zi, duke shtuar se tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të këtij shteti fqinj. Banorët e qytetit të Ulqinit, kanë thënë se tërmeti është ndier edhe në qytetin e tyre, por me intensitet më të ulët.
Më vonë, në orën 20:26, Podgorica është dridhur sërish, por me intensitet më të ulët, prej 2.2 njësi të shkallës Rihter, raportojnë mediat malazeze, të cilat nuk njoftojnë për pasoja në njerëz, apo për shkallën e dëmeve të mundshme materiale.