Policia e Prizrenit vazhdon largimin e automjeteve nga trotuaret

marimanga policia prizrenPrizren, 25 dhjetor 2013 – Policia e Kosovës, në regjionin e Prizrenit po vazhdon zbatimin e planit operativ për largimin e automjeteve nga vendet që nuk shërbejnë si parkingje. Vetëm për dy ditë, sipas zëdhënësit të policisë në këtë qytet, Hazir Berisha, janë shqiptuar rreth 500 gjoba ndaj drejtuesve të pandërgjegjshëm, si dhe është konfiskuar një numër i madh i automjeteve. “Plani i policisë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, pasi një shqetësim i tillë ka ardhur edhe nga shoqëria civile dhe nxënësit e shkollave të Prizrenit, të cilët po lëvizin me shumë vështirësi nëpër trotuare, pasi ato janë bllokuar nga automjetet e parkuara”, i ka thënë Berisha, duke shtuar se, me anë të këtij plani operativ, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren po mundohet të vejë rend dhe rregull në trafik, veçanërisht në prag të festave të fundvitit, kur edhe shtohet numri i automjeteve në qytet, me ardhjen e mërgimtarëve. Berisha bëri të ditur se, vetëm gjatë dy ditëve të shkuara, kur edhe ka nis ky aksion, janë shqiptuar rreth 500 gjoba mandatore, ndërsa është tërhequr një numër i konsiderueshëm i veturave që janë lënë vend e pa vend, ku edhe kanë vështirësuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

Leave a Reply