Hatim Baxhaku pjesë e Kuvendit – Zëvendëson Anton Qunin

Hatim Baxhaku pjesë e Kuvendit – Zëvendëson Anton Qunin

Prishtinë, 07 shkurt 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërjen e re, pasi 10 anëtarët e këtij institucioni dje u betuan para Presidentit të Republikës. Vendimi i parë i kësaj përbërje ishte zëvendësimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës që u bënë ministra. Ata që u zëvendësuan, pesë janë nga Lëvizja Vetëvendosje (LV), po kaq nga radhët e LDK-së dhe një nga Nova Demokratska Stranka. Në mesin e tyre është edhe doktori i njohur nga Bellobradi, Hatim Baxhaku.

 

 

Këta janë emrat e deputetëve të rinj:

VETËVENDOSJE

Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin.

Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën.

Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun.

Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitinë.

Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.

LDK

Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin.

Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun.

Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin.

Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin.

Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA

Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Rexhepin.

KËRKO FJALËT