Aksident në autorrugën “Ibrahim Rugova” – Lëndohet shoferi!

aksident autostrada ibrahim rugovaPrizren, 19 maj 2015 – Në autorrugën “Ibrahim Rugova”, një person ka mbetur i lënduar, pasi kishte humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke përfunduar në trafikndarëse. Sipas mjekëve në QKMF-në e Suharekës, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetën, por për kontroll të mëtutjeshëm është shpënë në spitalin e Prizrenit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, në afërsi të Malishevës dhe, sipas policisë që kishte dalë në vendin e ngjarjes, deri tek aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i automjetit tip “Renault” kishte humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset e rrugës. I aksidentuari (29 vjeç) është nga Prishtina dhe aktualisht ndodhet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, transmeton – Klan Kosova.

Leave a Reply