Aksident i rëndë trafiku, në mejdan të Opojës!

aksident mejdan automjeti Dragash, 31 tetor 2015 – Një aksident i rëndë, ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën Bellobrad – Mejdan i Opojës, ku për pasojë janë lënduar disa persona, njëri prej të cilëve mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti është shpënë me urgjencë për në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas burimeve tona nga vendi i ngjarjes, deri tek aksidenti ka ardhur, kur një automjet e ka goditur nga pas traktorin, i cili po lëvizte në drejtim të Bellobradit. Policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po i kryen të gjitha hetimet paraprake, për ç’gjë ky aks rrugor është i bllokuar për trafik.aksident mejdan traktori

Leave a Reply