Aksident trafiku në udhëkryqin e fshatit Brrut (Foto)

Aksident trafiku në udhëkryqin e fshatit Brrut (Foto)

Dragash, 16 mars 2020 – Një aksident me pasojë lëndim i lehtë trupor dhe dëme të konsiderueshme materiale ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Brrut të Dragashit, saktësisht tek udhëkryi në hyrje të këtij fshati.
Nga të dhënat që redaksia jonë ka marrë në vendin e ngjarjes, mësohet se janë përplasur dy automjete (Foto) ku drejtuesi i njërit prej tyre ka marrë lëndimë të lehta dhe me autoambulancë është transportuar në QKMF-në e Dragashit.