Nga pakujdesia e drejtuesit, automjeti shkel këmbësorin!

aksident trafiku prizrenPrizren, 11 shkurt 2014 – Një person ka humbur jetën sot, në një aksident që ka ndodhur pak pas orës 10:00, në rrugën “Vatrat shqiptare” në Prizren. Deri tek aksidenti ka ardhur, kur një automjet po lëvizte mbrapa, me ç’rast ka shkelur një këmbësor duke i shkaktuar fillimisht lëndime të rënda trupore. Këmbësori menjëherë është dërguar nga qytetarët në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjekët vetëm se kanë konfirmuar vdekja e tij. “Trupi i pa jetë i viktimës (mashkull i vitlindjes 1941) është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar në polici. Sipas hetuesve të trafikut, të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, ku i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit, mësohet se drejtuesi i automjetit, nga pakujdesia e kishte goditur këmbësorin”, thuhet në raportin e policisë.