Çakejve serbë, 106 vjet burg për vrasjen e shqiptarëve!

denohen cakejte serbeBeograd, 11 shkurt 2014 – Nëntë pjesëtarët e formacionit paraushtarak serb, që vetën e quanin “Çakejtë”, janë dënuar sot me 106 vjet burg nga një gjykatë e Beogradit.
Siç raportojnë mediat serbe, dy prej të akuzuarve janë liruar nga të gjitha akuzat që i rëndonin për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë, në vitin 1999 në fshatrat e Pejës. Ky njësit paraushtarak serb është shpallur fajtor për vrasjen, dhunimin, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës së shqiptarëve, si dhe deportimin e popullatës civile për në Shqipëri.