Burg për zyrtarët e AKP-së – Morën ryshfet!

Burg për zyrtarët e AKP-së – Morën ryshfet!

Prishtinë, 21 korrik 2017 – Dy zyrtarë të AKP-së, Fevzi Hajdari e Taulant Tahirsylaj, janë dënuar me burg, nën akuzën për marrje ryshfeti në shumën prej 15 mijë eurosh. Fevzi Hajdari është dënuar me 2 vjet burg, si dhe gjobën prej 25 mijë euro. Ndërkaq, Taulant Tahirsylaj është dënuar me 1 vjet burg me kusht, nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda 2 viteve. Gjykata gjithashtu i ka shqiptuar Tahirsylajt një dënim me gjobë, në shumën prej 8 mijë eurosh.
Që të dy akuzoheshin edhe për veprën penale, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, por kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka hequr dorë nga ndjekja për këtë vepër. Hajdari e Tahirsylaj u gjetën fajtor se i kishin marrë të dëmtuarit, Ramush Misini, 15 mijë euro. Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest civil për kërkesën pasurore-juridike. Aktakuza ngarkonte Hajdarin dhe Tahirsylajn se, si zyrtarë të AKP-së, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ta shlyer borxhin në Administratën Tatimore të Kosovës prej 517 mijë eurove për pronën që dëshironte ta regjistronte Ramush Misini, raporton – Kallxo.com

KËRKO FJALËT