Punohet në rrugë duke e rrezikuar trafikun!

Punohet në rrugë duke e rrezikuar trafikun!

Dragash, 05 korrik 2017 – Elbudin Bislimi, një banor nga fshati Xërxe, në komunën e Dragashit, ka raportuar në redaksinë tonë se e kishte dëmtuar automjetin e tij, teksa po kalonte natën skaj fshatit Zhur, nga ku po arnohen gropat e magjistrales që lidh Dragashin me Prizrenin. “A është kjo normale që me pre asfaltin e të mos vendosësh shenja paralajmëruese që po punohet në rrugë? Kerri që kushton rreth 200 mijë franga bie në kanal dhe kush do mi paguan dëmet mua? Më vjen turp ta sjell ndonjë gjerman këtu si mysafir, pasi do të turpërohesha para tij për shtetin që kemi”, shprehet i mllefosur ky qytetar, i cili kishte kaluar natën nëpër Zhur, ku dhe ka filluar arnimi i magjistrales drejt Dragashit.
Jo vetëm ky qytetar, por edhe shumë të tjerë kanë adresuar ankesa për punët që po bëhen në këtë magjistralë, për të cilën punë thonë se po bëhet pa kurrfarë kriteresh, duke rrezikuar trafikun pasi aspak nuk po përdoren shenjat e trafikut, me të cilat do të paralajmëroheshin drejtuesit e automjeteve për punën që po bëhet. Ndërkohë, shpesh duket policia me radar në dorë por që nuk i paralajmëron timonierët se rruga është duke u arnuar dhe se duhet të shtojnë kujdesin.