Për vete, familjen apo bossat – Ky fëmijë është lypës!

Për vete, familjen apo bossat – Ky fëmijë është lypës!

Prishtinë, 12 dhjetor 2016 – Përderisa këto ditë temë diskutimi janë ndotja e ajrit, rezultati i PISA-s, muri në Mitrovicë, zgjedhjet në Maqedoni… Ky djalosh i zbathur dhe i zhveshur kërkon lëmoshë, ani pse u qëllua (në sy të gazetares) nga këpuca e një pasaniku, të cilën e duroi në heshtje, mbase i mësuar nga shqelmat e njerëzve të pamëshirshëm dhe që nuk e njohin varfërinë.
Të premten, rreth orës 15:00, ky fëmijë është fotografuar nga bashkëpunëtorja jonë në Prishtinë, sapo e ka hasur tek “Posta e Madhe”, në lagjen Dardania. Ajo ka mësuar se, jo vetëm ky por ka edhe të tjerë lypës që në kohë të caktuar dalin këtu për të kërkuar lëmoshë nga qytetarët që në atë kohë dalin nga puna, shumica e tyre nga kjo postë.

• Foto: Fatime XHAFOLLI