Qeni ia shpëton jetën foshnjës së hedhur në plehra!

qeni shpeton femijenRiad, 01 nëntor 2015 – Një ngjarje e rëndë e ka shokuar njerëzimin, kur të premten në Arabinë Saudite janë publikuar fotografi, të cilat i kishin bërë banorët e zonës. Këta të fundit kanë fotografuar një qen, i cili po e mbante në gojë një fëmijë të porsalindur, për ç’gjë dëshmonte kordoni i lindjes. Fotografuesit kanë deklaruar se fëmija ndodhej në plehra, nga ku e barti qeni, deri tek shtëpia më e afërt, ku banorët e shtëpisë reaguan, duke e transportuar fëmijën në spital.
Më vonë, është raportuar nga spitali se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, për ç’gjë është falënderuar ky qen, transmeton – Qatar Day.