Maqedoni: Nga 35 deputetë të mundshëm, shqiptarët fituan vetëm 20!

Maqedoni: Nga 35 deputetë të mundshëm, shqiptarët fituan vetëm 20!

Shkup, 12 dhjetor 2016 – Pothuajse do të ndahen në mënyrë të barabartë deputetet në Maqedoni, si rezultat i zgjedhjeve të djeshme. Nga tabori maqedonas, 51 deputetë do t’i ketë VMRO e Nikolla Gruevskit, i cili po e qeveris prej vitesh këtë vend fqinj dhe 49 deputetë do t’i ketë LSDM-ja e Zoran Zaevit nga opozita e gjertanishme.
Edhe në taborin shqiptar duket se do të ketë barazim mes partive shqiptare, ku 10 deputetë do t’i ketë BDI-ja e Ali Ahmetit dhe 10 deputetë partitë tjera shqiptare; Lëvizja Besa 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë. Në total, partitë maqedonase kanë fituar 100 deputetë ndërsa 4 partitë shqiptare ndajnë 20 vende në Kuvendin e Maqedonisë që përbëhet prej 120 vendeve.
Ashtu siç është pritur, shqiptarët kanë humbur shumë vende, si rezultat i përçarjes së thellë mes tyre. Analistët thonë se, po të ishin të bashkuar, shqiptarët do të fitonin deri në 35 deputetë, por që, për shkak të sistemit aktual zgjedhor në këtë vend dhe përçarjeve të thella mes tyre, shqiptarët mbesin me vetëm 20 deputetë.

Leave a Reply