Rezultat i ngushtë në Dragash – Pritet që votat e diasporës ta përcaktojnë fituesin!

Rezultat i ngushtë në Dragash – Pritet që votat e diasporës ta përcaktojnë fituesin!

Dragash, 14 nëntor 2021 – Nga numërimi i votave totale që qytetarët kanë dhënë sot në vendvotime, sipas KQZ-së, Shaban Shabani nga PDK-ja është në epërsi të lehtë kundrejt Bexhet Xheladinit nga LDK-ja, me vetëm 0.21% apo 47 vota.
Një diferencë të përafërt kanë dhënë për redaksinë tonë edhe dy shtabet e partive politike që garuan sot, përkatësisht nga LDK-ja dhe PDK-ja. Sipas të parës, janë vetëm 41 vota diferencë në favor të PDK-së, ndërkaq kjo e dyta ka raportuar për 54 vota epërsi kundrejt partisë rivale.
Sido që të jetë, LDK-ja ka festuar me fishekzjarre në Dragash, duke qenë e binduar se votat e mërgatës do ta nxjerrin fitues kandidatin e saj, pasi që në raundin e parë printe bindshëm kundrejt PDK-së.