Në Fushë Kosovë, kamioni e bën “petull” veturën!

aksident fushe kosoveFushë Kosovë, 14 prill 2014 – Punëtori shikon ngjarjen interesante, pasi të lënduar nuk kishte, ani pse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në një aksident që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, kamioni që po bartte rërë, është përmbysur, duke e zënë poshtë një automjet të vogël, të cilin e shtyp si petull.
Siç raporton për radion tonë një dëshmitar okular, i cili ka bërë dhe fotografi, kamioni kishte qenë duke e zbrazur rërën afër një objekti, në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, kur papritmas është përmbysur nga pesha, duke rënë mbi automjetin e një kompanie, i cili gjendej pranë tij.

Leave a Reply