Dalin nga rruga me automjet – Lëndohen dy të rinj në Arbanas

Dalin nga rruga me automjet – Lëndohen dy të rinj në Arbanas

Prizren, 04 janar 2023 – Rreth orës 23:00, mbrëmjen e së martës, në fshatin Arbanas të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar dy të rinj (S.T. 19 vjeç dhe R.C. 16 vjeç), njëri prej tyre rëndë. Ngjarjen e ka raportuar bashkëpunëtori ynë nga kjo zonë, ndërsa sot e ka konfirmuar edhe policia, duke sqaruar se bëhet fjalë për vetëaksident. “Një mashkull, shtetas kosovar, përderisa ishte duke drejtuar automjetin, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë dhe, për pasojë, e humb kontrollin mbi mjetin, duke dalë jashtë rruge. Rrokulliset dhe përplaset në një mur. Për pasojë, bashkëudhëtari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është shpënë për tretman mjekësor në QSKUK në Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.