Në Prizren, biçiklisti aksidenton këmbësorin!

bicikleta aksidenton kembesorinPrizren, 14 gusht 2015 – Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, nga goditja e një biçiklete. Siç raportoi sot Policia e Kosovës, një qytetar shqiptar, derisa po e ngiste biçikletën në Prizren, akuzohet se ka bërë ngasje të pasigurt, me ç’rast, në vendkalimin për këmbësorë, e ka goditur një kalimtar. Ky i fundit, raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është shpënë për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.