Dy persona nga Plava vetëaksidentohen me motocikletë!

motocikleta aksident plaveDragash, 24 gusht 2015 – Në fshatin Plavë të Dragashit, mbrëmë rreth orës 22:00, ka ndodhur një vetëaksident me motoçikletë. Mësohet se drejtuesi i motoçikletës, teksa ishte në lëvizje me motoçikletën e tij, e ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. “Për pasojë, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe një tjetër person që ishte me të”, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke potencuar se të lënduarit janë shpënë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ku drejtuesi i motoçikletës vazhdon të kurohet, ndërsa bashkudhëtari i tij është shpënë në QKUK, pasi ai kishte marrë lëndime më serioze. “Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply