Bashkia e Tiranës nuk e kursen as ambasadën e Zvicrës!

tabelat ambasada zviceraneTiranë, 23 gusht 2015 – Bashkia e Tiranës dje ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në aksion ka marrë pjesë edhe Policia Bashkiake, e cila i ka larguar tavolinat dhe tabelat e vendosura në këto hapësira të përbashkëta.
Ndërhyrjes nuk i ka shpëtuar asnjë kompani apo institucion. Një ndër to ishte edhe ambasada e Zvicrës, të cilës punonjësit e policisë bashkiake ia kanë hequr nga rruga tabelat, me të cilat kjo ambasadë rezervonte vendparkime për vete, transmeton – Shqiptarja.