Ende pa u vendosur tabelat – Shtyllat bien përtokë!

Ende pa u vendosur tabelat – Shtyllat bien përtokë!

Dragash, 22 mars 2017 – Përmes një projekti të dhuruar nga ndërkombëtarët, rrugët në komunën e Dragashit janë emërtuar me një vendim nga Kuvendi i Komunës, ndërsa këto ditë ka filluar vendosja e tabelave. Mirëpo, ankesat vazhdojnë.
Fillimisht për mënyrën se si u emërtuan rrugët dhe tash së fundmi, ankesat kanë vërshuar për punimet, siç thonë banorët, shkel e shko. “Fillimisht, kemi të drejtë të dyshojmë se si është e mundur që projektin për vendosjen e këtyre tabelave e ka fituar një ndërmarrje, e cila nuk është nga komuna jonë. Pastaj, është për të dyshuar se si kjo ndërmarrje po mund t’i kryej punimet shkel e shko, duke i ngulur shtyllat në dhe, kështu që, ende pa i vendosur tabelat, shtyllat po bien përtokë! Duket qartë se këtu nuk ka mbikëqyrës të punimeve dhe as që i intereson dikujt se si po implementohet ky projekt. Kjo ndërmarrje e huaj do ta kryej punën dhe do t’i marrë lekët. Por, jam i bindur se këto tabela nuk do të mbesin gjatë”, ka thënë për redaksinë tonë një qytetar, i cili na ka dërguar shumë foto nga shtyllat që po bien përtokë, ende pa iu vendosur tabelat.

Leave a Reply