E duan Serbinë apo thjeshtë është provokim? (Foto)

krstac kosovo srbijaDragash, 30 gusht 2015 – Ndonëse në kohën kur qeveriste Serbia, banorët e fshatit Kërstec të Gorës së Dragashit kishin një rrugë, që vetëm e tillë nuk ishte, duket se ata ende e duan këtë shtet dhe vështirë e kanë ta pranojnë se Kosova tashmë është e ndarë nga Serbia.
Në asfaltin që ua ka shtruar shteti i Kosovës, të premten janë parë grafitë që kundërshtojnë shtetin e Kosovës, duke e quajtur si pjesë të Serbisë!
Ndërkohë, po nga ky fshat vijnë zyrtarët më të lartë që drejtojnë Zyrën për Komunitete në Komunën e Dragashit dhe, zor se e kanë parë këtë parullë, teksa janë kthyer në shtëpitë e tyre. Mbase, mund ta kenë parë por, duket se nuk iu ka penguar fare kjo dukuri!