Safete Mustafa burrneshë – Prezanton vet të dashurin!

safete mustafa dashuriaPrizren, 05 shtator 2015 – Këngëtarja jonë e muzikës popullore, Safete Mustafa, ka gjetur dashurinë e saj të re, pesë vjet pasi bashkëshorti i vdiq nga një sëmundje e rëndë, në vitin 2010.
Ajo tashmë është në lidhje me një person që mendohet se jeton në Gjermani, por që vetë Safetja nuk e ka potencuar këtë detaj në një postim që “burrash” e ka bërë në Facebook.
“Miq të mi, ju që me vite më qëndruat afër, në ditë të mira e të këqija, ju kam borxh me ju njoftuar se ky është, Arben Beka, të cilin pata fatin ta njoh dhe për këtë kam edhe pëlqimin nga vajzat e mia dhe e gjithë familja. Jeta ta kthen buzëqeshjen, atëherë kur nuk e pret. Unë jetoj me vajzat, të cilat janë gjëja më e shtrenjtë për mua. Desha vet ta publikoj këtë fakt, pasi e di që portalet shkruajnë gjëra të ndryshme. Dua ta bej të qartë se edhe unë edhe vajzat jemi shumë mirë dhe shumë të lumtura me jetën që kemi”, ka shkruar Safetja, duke i falënderuar fansat për mirëkuptim, ku dhe ka publikuar një foto me personin që ia ka marrë zemrën.
Kohë më parë, Safetja kishte bërë padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit – Dega në Suharekë, për vërtetim pronësie, pasi mes këngëtares dhe kunetërve të saj lindën mospajtime rreth shfrytëzimit të shtëpisë së bashkëshortit të ndjerë.