Adelina Spahia ka rënë në dashuri?

adelina spahiu beqir beqajShtutgart, 01 prill 2015 – Këngëtarja simpatike, e cila këtë vit e madhështoi Ditën e pavarësisë së Kosovës në Dragash, Adelina Spahia, aktualisht ndodhet në Perëndim, ku po merr pjesë në shumë koncerte që po organizohen për mërgimtarët tanë në Zvicër dhe Gjermani.
Data e sotme, e cila njihet si Dita e gënjeshtrave, e ka gjetur Adelinën në Shtutgart të Gjermanisë, nga ku ajo ka freskuar statusin e saj, duke potencuar se ka rënë në dashuri.
Në prononcimin që i ka dhënë Radio SHARRI-t, ajo ka sqaruar se statusi i saj nuk ka të bëj me realitetin, por me ditën e gënjeshtrave. “Assesi… Kam kohë për tu dashuruar. Thjeshtë, e bëra këtë status, sa për të lansuar një gënjeshtër të lezetshme, duke qenë e vetëdijshme se reagimi i miqve të mi do të jetë i menjëhershëm”, tha Adelina Spahiu, e cila së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Leave a Reply