Salim Jenuzi, nuk është më kryetar i Dragashit! (Video)

salim-jenuzi-rtkDragash, 01 prill 2015 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili e ka fituar besimin e qytetarëve në tre mandate rresht, gjatë një debati që ka zhvilluar në RTK, përballë përfaqësuesit nga opozita, Bahtiar Berisha, si dhe gazetarit nga Radio SHARRI, Beqir Beqaj, ka thënë se qytetarët nuk e kanë votuar kot tre herë radhazi.
“Nuk m’kanë votuar sepse e kam emrin Salim dhe as për hatër se jam nga vendlindja e Ymer Prizrenit. Përderisa më kanë votuar tre mandate rresht, kjo nënkupton se unë kam vlera dhe aktualisht jam personi më i duhur për këtë post”, ka thënë Jenuzi në emisionin “Kapital” të RTK-së.
Megjithatë, ka nga ata qytetarë që assesi nuk po pajtohen ta kenë Jenuzin për kryetar të Komunës. Por, ata nuk kanë se si të veprojnë ndryshe, pos të presin deri në zgjedhjet e ardhshme. E deri atëherë, redaksia jonë ka menduar që t’i kënaq për pak çaste, me titullin që lejohet për datën, 1 Prill!

• Shiko pamjet VIDEO

Leave a Reply