Aksident tek “Laku i keq” – Kërkohet rishqyrtimi i shenjës aktuale!

Aksident tek “Laku i keq” – Kërkohet rishqyrtimi i shenjës aktuale!

Dragash, 03 nëntor 2016 – Sot, rreth orës 14:00, tek “Laku i keq”, në magjistralen Zhur – Dragash, janë ndeshur dy automjete, saktësisht një kamion, i cili ishte i ngarkuar me lëndë djegëse, dhe një automjet udhëtarësh.
Përpos dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar, ndonëse rreziku potencial vinte nga kamioni i ngarkuar me lëng djegës!
Vlen të theksohet se automjeti i udhëtarëve me tabela të Prishtinës, mund të ketë qenë i panjoftuar drejtë nga shenja aktuale, e cila e lejon shpejtësinë deri në 30 kilometër në orë, ndonëse në këtë kthesë shpejtësia zhvillohet në minimalen e mundshme, për shkak të konfiguracionit të kësaj kthese, e cila edhe ka marrë emrin “Laku i keq” nga banorët e kësaj ane.

Leave a Reply