Në Kukajan automjeti godet biçiklistin dhe ikën!

Në Kukajan automjeti godet biçiklistin dhe ikën!

Dragash, 05 maj 2021 – Mbrëmë, rreth orës 18:30, në fshatin Kukajan të Dragashit ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti, me ç’rast lëndime ka pësuar biçiklisti, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. “I dyshuari që drejtonte automjetin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për tretman të mëtutjeshëm në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.