Bora vështirëson rrugët e Dragashit – Probleme te “Laku i Keq”

Bora vështirëson rrugët e Dragashit – Probleme te “Laku i Keq”

Dragash, 28 shkurt 2020 – Bora që nuk ka të ndalur sot, ka arritur trashësinë deri në 20 centimetra dhe kjo ka mjaftuar që të krijohen vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Madje, sipas raporteve nga terreni, mësohet se edhe në rrugët regjionale trafiku po zhvillohet me vështirësi.
Nga informatat e fundit, mësohet se në rrugën regjionale, Zhur – Dragash, tek “Laku i Keq”, është krijuar një bllokim, shkaku i një kamioni që ka ngecur.

Foto: Migjen BERISHA