Haradinaj nuk e njeh demarkacionin me Malin e Zi!

ramush haradinaj demarkacioniPrishtinë, 13 gusht 2015 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, të thirrur enkas për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, bëri akuza të rënda në drejtim të presidencës dhe qeverisë. Ai tha se nga marrëveshja e demarkacionit, Kosova humb rreth 12 mijë hektarë tokë e jo asnjë milimetër, siç po pretendojnë Thaçi e Mustafa.
Kreu i Aleancës iu bëri thirrje krerëve të shtetit, kryeministrit – Isa Mustafa, presidentes – Atifete Jahjaga dhe ministrit të Punëve të Jashtme – Hashim Thaçit, që ta ndalin këtë veprim. “Ky demarkacion është i dëmshëm dhe i luan themelet e shtetësisë së Kosovës”, tha Haradinaj, duke porositur se, nëse nuk ndalen, do të kenë pasoja, pasi që do të ndalen nga vetë banorët e kësaj ane. Haradinaj shtoi se është shqetësuese puna që ka bërë komisioni shtetërorë për demarkacionin me Malin e Zi e poashtu edhe më shqetësuese është se qeveria ka miratuar raportin e këtij komisioni, raporton – EkonomiaOnline.

Leave a Reply