Zjarrfikësit e Dragashit dëshmuan profesionalizëm!

zjarr ne xerxeDragash, 13 gusht 2015 – Njësiti i zjarrfikësve në Dragash, sot ka dëshmuar aftësi dhe profesionalizëm gjatë një intervenimi në fshatin Xërxe të Opojës, ku është shpëtuar një shtëpi nga flakët që sapo e kishin vërshuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur shtëpia e Asan Ahmetit ishte përfshirë nga zjarri dhe, ndonëse ky fshat nuk është në afërsi të Dragashit, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për afro 10 minuta. Edhe i zoti i shtëpisë, por edhe banorët e këtij fshati, të cilët ishin të parët që intervenuan, janë shprehur të ngazëllyer me shpejtësinë e intervenimit të zjarrfikësve, të cilët në afat rekord kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke e shpëtuar nga djegia, jo vetëm shtëpinë e familjes Ahmeti por edhe të tjerat që rrezikoheshin nga flakët.

Leave a Reply