Opojani që vozit Porsche në autostradën e Kosovës, me 317 km/h!

porsche 317 kilometraPrizren, 14 dhjetor 2013 – Në rrjetin YouTube, ditë më parë është postuar një video e një drejtuesi të automjetit “Porsche Panamera”, i cili lëviz me shpejtësi marramendëse, duke i vënë në dyshim ata që shikojnë këtë video, nëse vërtetë ky drejtues ka lëvizur me shpejtësinë prej 317 kilometrash në orë, ashtu siç potencohet në komentin e kësaj videoje.
Mediat tona e kanë publikuar këtë video, duke shkruar se ky drejtues, me automjetin e tij ka bërë vozitje të çmendur në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi ky protagonist nget veturën “Porsche Panamera”, me shpejtësinë prej 317 kilometrash në orë.
Për të dhënë më shumë sqarime, mediat kanë identifikuar se targat në këtë automjet gjigant janë të Prizrenit. Gjatë hulumtimeve më të thella, rezulton se videon e ka postuar vetë protagonisti i kësaj ngjarje spektakolare, duke u mburrur me fuqinë e automjetit të tij. Mësohet gjithashtu, se pronari i këtij automjeti është djali i njërit prej afaristëve më të suksesshëm në Prizren, i cili e ka prejardhjen nga Opoja. Videoja i ka rënë në sy edhe policisë, prandaj e njëjta është fshirë nga YouTube.

Leave a Reply