Përleshje fizike mes femrave, në basketbollin kosovarë!

perleshje penza trepcaPejë, 14 dhjetor 2013 – Basketbollistet e Penzës dhe ato të Trepçës, janë përleshur mes vete, pak para fundit të takimit në Superligën e femrave që u zhvillua në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Një fërkim i vogël mes lojtares vendëse, Iliriana Berisha, ka mjaftuar që të filloj grushtimi nga ana e vashave nga Mitrovica. Në këtë incident u desh intervenimi nga bankat e dy klubeve, për t’i ndarë vajzat që rrallë shihen duke u kacafytur. Kjo ka bërë që dueli i ekipeve, të cilat nuk kanë asnjë humbje, të përfundojë në mënyrë të turpshme. Kjo, sepse, kur kishin mbetur vetëm tre të qindtat e sekondës deri në fund të takimit, një basketbolliste mysafire e goditi lojtaren e Penzës, Iliriana Berishën, e cila më pas iu kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë. Këtu u përfshinë edhe lojtaret tjera të Trepçës, Arta Mustafa dhe Gjulshen Fejza, të cilat me grushte dhe shqelma e sulmuan lojtaren vendase, Ilirana Berisha.
Pasi u qetësuan gjakrat, gjyqtarët përjashtuan nga loja Iliriana Berishën e Penzës dhe Arta Mustafën e Gjylshen Fejzën e ekipit të Trepçës. Ndeshja përfundoi me rezultat 57:47.

Leave a Reply