Normalizohet funksionimi i dy pikave doganore në veri

dogana kosova veriPrishtinë, 15 dhjetor 2013 – Doganat e Kosovës kanë njoftuar se në dy pikat doganore me Serbinë, në veri të vendit, puna po vazhdon normalisht dhe se qarkullimi nëpër këto pika po vijon pa asnjë problem. Përmes një komunikate për media, Doganat e Kosovës kanë njoftuar se sot nuk ka pasur trafik të theksuar në këto pika dhe se nuk ka pasur asnjë problem të raportuar. “Të gjitha procedurat doganore po aplikohen, sipas dispozitave ligjore”, konfirmohet në këtë komunikatë.
Ndërkaq, sa i përket ditës së djeshme, Doganat kanë njoftuar se, përveç importeve dhe zhdoganimeve, janë realizuar edhe eksportet e para për në Serbi. “Dje, në orët e mbrëmjes, edhe pjesa e fundit e protestuesve janë shpërndarë të qetë dhe, nga ai moment, situata është normalizuar dhe puna është duke u zhvilluar normalisht, sikurse në pikëkalimet tjera kufitare të Kosovës”, thuhet në kumtesë.