Në fshatin Shkozë, dyshohet se janë gjetur eshtra njerëzish!

zbulohen eshtra njerezishMalishevë, 17 dhjetor 2013 – Në fshatin Shkozë të Malishevës, gjatë një gërmimi të rastësishëm që bëri një person, janë gjetur disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, e cila kishte dalë në vendngjarje.
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, tha se eshtrat janë gjetur nga një banorë, i cili po gërmonte një kanal, tek vendi i quajtur “Vrella e Jançistit”, në fshatin Shkozë. “Një banor nga Shkoza e Malishevës, teksa po gërmonte një kanal, kishte hasur në eshtra, që me gjasë janë të njeriut. Më pas, ai ka informuar policinë e Malishevës, duke iu rrëfyer për gjithçka që kishte parë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka verifikuar pretendimet e dëshmitarit, është njoftuar Njësia për Persona të Zhdukur dhe Krime të Luftës, për të vazhduar me hetimin e këtij rasti”, njoftoi zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

KËRKO FJALËT