Bora në Dragash solli vetëm kënaqësi (Video)

bora dragash bresaneDragash, 28 dhjetor 2014 – Për dallim nga komunat tjera, nga të cilat u raportua se bora po shkakton telashe, reshjet e vazhdueshme të borës në Dragash kanë sjellë vetëm lumturi e gëzim.
Sipas raportimeve nga terreni, bora në Dragash, vetëmsa e ka zbukuruar këtë stinë, në prag të ndërrimit të moteve.
Të gjitha rrugët e vendbanimeve të kësaj komune jugore të Kosovës, janë të kalueshme, ndonëse kërkohet më shumë vëmendje nga drejtuesit e automjeteve. Drejtori i Drejtorisë komunale për Mbrojte dhe Shpëtim, Tafil Krasniqi, ka deklaruar se e gjithë situata është nën kontroll dhe se ekipet përkatëse po ia dalin mbarë me pastrimin e borës nga rrugët lokale.
Nga ana tjetër, banorët e kësaj komune duket se janë kënaqur nga këto të reshura dhe, në rrjetet sociale kanë postuar shumë foto, të cilat i kanë shoqëruar me fjalë lumturie dhe gëzimi për borën që po bie qetë dhe temperaturat që nuk u ndien aq shumë.

Kliko këtu për VIDEO

KËRKO FJALËT

Leave a Reply