Zoti është i madh – Shiu i shoi zjarret në Koritnik!

zjarri ne koritnikDragash, 06 shtator 2015 – Ashtu siç kishim shpresuar dje, në orët e para të së dielës janë shuar zjarret në Koritnik, falë shiut që filloi rreth orës 02:00, pas një ere të fuqishme që mundësoi përhapjen e vatrave të zjarrit, kur edhe shpresat mbeten tek Zoti.
Shiu i bollshëm që filloi të bie, ka mundësuar shuarjen e zjarreve në këtë mal që njihet për nga lloji i veçantë i pishave. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori komunal për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Dragash, Tafil Krasniqi, i cili i tha Radio Sharrit, se vatrat e zjarrit janë shuar, por tha se zjarrfikësit ende ndodhen në terren.
“Falë Zotit, shiu e bëri punë të madhe. Megjithatë, zjarrfikësit ende janë në terren duke i lokalizuar vatrat potenciale, pasi ekziston rreziku që ato të aktivizohen sërish nga thellësia e shtresave që janë krijuar nga gjethet e rëna ndër vite”, tha Krasniqi.

Leave a Reply