Në Suedi digjet qëllimisht një xhami!

digjet xhamia suediEskilstuna, 25 dhjetor 2014 – Pesë persona janë lënduar, në zjarrin që iu vu një xhamie në qytetin Еskilstuna të Suedisë, raportojnë mediat nga ky shtet. Zëdhënësi i policisë së këtij qyteti ka raportuar se një dëshmitar e kishte parë një person, teksa po e hidhte një mjet brenda xhamisë, ku pas pak çastesh ka shpërthyer zjarri. Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.
Ndërkaq, agjencia REUTERS ka raportuar se ky incident mund të jetë pasojë e debateve që po zhvillohen kohët e fundit në këtë shtet, lidhur me emigrantët e shumtë që ia kanë mësyrë këtij vendi.E djathta ekstreme në këtë shtet ka thënë se numri i azilantëve duhet zvogëluar për 90 përqind, ndërkohë që partitë në pozitë janë shprehur se duhet ruajtur politikat liberale rreth emigracionit në Suedi.

Leave a Reply