Digjen disa lokale në Ferizaj – Pronarët akuzojnë zjarrfikësit!

zjarri zjarrfikesit ferizajFerizaj, 24 dhjetor 2013 – Mëngjesin e djeshëm, një zjarr ka përfshirë disa lokale afariste dhe ka dëmtuar disa të tjera, në qytetin e Ferizajt. Dëshmitarët thonë se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike dhe, fillimisht ka nisur në kafenenë “Victory” për tu shtrirë më pas edhe në lokalet tjera.
Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale në Ferizaj nuk ka mundur të konfirmojë, nëse zjarri është shkaktuar nga rryma, meqë, sipas tij, ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve janë duke i zhvilluar hetimet në terren për të kuptuar shkaktarin e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.
“E mira e kësaj është se nuk ka dëme në njerëz”, ka deklaruar shkurt Gashi, pa dhënë hollësi të tjera.
Bekim Jashari, pronar i picerisë “Lepenci”, fajin për përhapjen e zjarrit dhe dëmtimin e lokalit të tij, ua hedh zjarrfikësve. Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë vetëm 3 zjarrfikës, të cilët shumë vonë kanë filluar të hedhin ujë në lokale, për ta parandaluar përhapjen e zjarrit. Edhe Refik Hoxha, pronar i një qebaptoreje në afërsi, thotë se zjarrfikësit kanë qenë shumë të ngadalshëm.

KËRKO FJALËT