Digjet qumështorja “Afioni” – Dëmi rreth 50 mijë euro!

Digjet qumështorja “Afioni” – Dëmi rreth 50 mijë euro!

Prizren, 25 maj 2021 – Policia ka njoftuar sot për djegien e një qumështoreje, për të cilën pronari i saj ka thënë se i është shkaktuar dëmi rreth 50 mijë euro. Zjarri kishte shpërthyer herët në mëngjesin e së hënës, rreth orës 03:00. “Në fshatin Vlashne të Prizrenit është raportuar se është përfshirë nga zjarri një qumështore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili do të vazhdojë me hetimet”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
Nga ana tjetër, pronari i kësaj qumështoreje, Faton Xhabali, ka thënë për media se vlera e dëmit që e ka shkaktuar zjarri është rreth 50 mijë euro. Ai dyshon se shkaktar i zjarrit mund të ketë qenë energjia elektrike. Kjo sepse, sipas tij, askush nuk kishte qenë brenda objektit në momentin kur qumështorja është përfshirë nga flakët.


 

KËRKO FJALËT