Kështu e bëri zjarri nënkulmin e Shtëpisë së Kulturës!

Kështu e bëri zjarri nënkulmin e Shtëpisë së Kulturës!

Dragash, 02 mars 2017 – Mbetjet nga zjarri që përfshiu nënkulmin e shtëpisë së kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në Dragash, më 24 shkurt, kanë filluar të pastrohen dhe, sipas asaj që deklaroi sot një përfaqësues i kompanisë që po merret me pastrimin, asgjë nuk ka mbetur pa u djegur. “Siç po duket, asgjë nuk i ka shpëtuar zjarrit. Ne do ta pastrojmë në tërësi këtë hapësirë për të shikuar më pas mundësitë për renovim”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë që po i pastron mbetjet nga zjarri në këtë objekt kulturor.