Ja se çfarë mbeti pas zjarrit në ndërtesën e ish-BenAf-it!

benaf viva zjarriPrizren, 07 qershor 2014 – Zjarri që shpërtheu mbrëmë pas mesnate në Qendrën Tregtare ”Super Viva” (Ish Ben-Af) në Prizren, pas vete ka lënë vetëm shkrumbin dhe hirin. Megjithatë, raportohet se pasoja në njerëz nuk ka pasur. “Nga ky zjarr nuk është mundur të shpëtohet asgjë. Dëmi material është i madh, por ajo që është më e rëndësishmja, nuk ka lëndime në njerëz”, bëri të ditur sot zyrtari për informim i policisë rajonale në Prizren, kapiteni Hazir Berisha.
Kompetentët po merren me zbulimin e shkaktarit të zjarrit, por që ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar. Jozyrtarisht, mësohet se shkaktar i këtij zjarri ka qenë energjia elektrike dhe assesi nuk bëhet fjalë për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme.