Përleshje masive në një lokal nate në Prizren!

perleshje ne paradisoPrizren, 29 nëntor 2015 – Rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të sotëm, në ambientet e restorantit “Paradiso”, në dalje të Prizrenit, rrugës për Kukës, ka plasur një sherr mes dy grupeve që ndodheshin në këtë lokal nate, e që policia ka konfirmuar se të gjithë nën ndikim të alkoolit. “Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të rrahja por hetuesit policorë që kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se në rrahje ishin të përfshirë shtatë persona, që të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, kush më shumë e kush më pak, dikush është lënduar edhe me thikë e dikujt i është thyer hunda. Që të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas krim teknikëve që kanë kryer procedurat e hetimit në vendin e ngjarjes, mësohet se në rrahje, përpos grushteve, janë përdorë  edhe shkopinj bejsbolli dhe një thikë”, thuhet në raportin e policisë, duke potencuar se, pas intervistimeve të të dyshuarve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, poseduesi i thikës është ndaluar në arrest policor ndërsa gjashtë të tjerët janë lënë për tu trajtuar në procedurë të rregullt.